Sulmi terrorist në Turqi, rritet numri i viktimave
Numri i personave që humbën jetën nga sulmi terrorist në qytetin Diyarbakir të Turqisë, i cili ndodhi dje, është rritur në 11, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency.
Sulmi ndodhi dje në orën tetë sipas kohës lokale në bulevardin Aydin Arslan, jo shumë larg godinës së drejtorisë së njësisë speciale policore në Diyarbakir.
“Terroristët e PKK-së shpërthyen rreth një ton eksploziv të vendosur në një autobombë. Përveç dy policëve dhe shtatë civilëve që humbën jetën, sot në spital ndërruan jetë edhe dy persona, të cilët u plagosën rëndë gjatë sulmit. Shpërthimi i autobombës ndodhi në një nga zonat më frekuentuese në qytet, të mbushur me nxënës dhe qytetarë”, raporton AA.