Shpend Ahmeti: Fakti që Zaev ka thënë në një tubim “Mirdita” në shqip, nuk e bën më të mirë se Gruevskin (VIDEO)

321

Shpend

“Përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoni mendoj se është nën nivel dhe ka degraduar tej mase.

Kjo situatë e shqiptarëve në Maqedoni nuk është vetëmpasojë e fatit dhe e politikave të shtetit maqedonas ndaj shqiptarëve, por është edhe pasojë direkte e përfaqësimit të dobët në përgjithësi të shqiptarëve edhe në parlament, edhe në qeveri”, kështu ka deklaruar për intervistën “Saktë” kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti është shprehur se nuk është koha në një situatë të tillë kur shkelet çdo e drejtë elementare që shqiptarët ta përkrahin parti maqedonase sepse, siç është shprehur ai, nuk do të thotë se Zaev është më i mirë se Gruevski vetëm nëse ka thënë në një tubim “Mirëdita” në gjuhën shqipe.

Ai tha gjithashtu se është parimore që të krijohet koalicion pas zgjedhjeve me LSDM–në e Zaevit, vetëm nëse do të garantoheshin të drejtat e shqiptarëve.

Comments