Asfaltohet rruga mbi Urën e Ibrit (FOTO)

250
fresco
Asfaltohet rruga mbi Urën e Ibrit (FOTO)
midle

14963286_368838700127315_8493747518799118901_nRruga që kalon mbi Urën e Ibrit sot është shtuar me asfalt, kjo si pjesë e punës së rivitalizimit të Urës pjese që ndanë qytetin e Mitrovicës në jug dhe veri.

Punimet nga afër i ka përcjellë edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, njofton Klan Kosova.

“Rivitalizimi i Urës së Ibrit po vazhdon të bëhet me intensitet të duhur, ku po punohet në të dy anët e saj njëkohësisht”, ka shkruar Bahtiri në profilin e tij në Facebook.

“Sot u shtrua shtresa e parë e asfaltit në rrugën mbi Urë, e cila do të jetë pikë lidhëse mes dy pjesëve të qytetit të Mitrovicës”.

“Inxhinierët e kompanisë punëkryerëse me njoftuan, se nuk kanë kurrfarë pengesash gjatë kryerjes së punës dhe se punimet do të kryhen në kohën e paraparë”.

Comments