Aksidenti i rëndë në Pogradec, ndërron jetë drejtuesi i zetorit që u përplas me makinën


Drejtuesi i zetorit që u përplas me makinën në aksin Pogradec-Korçë pranë fshatit Leshnicë ka humbur jetën.
Policia njofton zyrtarisht gjithashtu se e plagosur ka mbetur bashkëshortja e viktimës, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit.
Identiteti i viktimës dhe të plagosurës nuk dihet, ndërkohë drejtuesi i makinës pësoi lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën.
Ai është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor punon për zbardhjen e shkaqeve.