Sulmohet Donald Trump në Nevada tē SHBA, e shpëton shërbimi sekret (VIDEO)

Gjatë takimit që mbajti në Nevada, oficerët e shërbimit sekret larguan me shpejtësi kandidatin republikan, Donald Tramp nga podiumi. Pak metra më larg, shërbimet sekrete neutralizuan një person, për të cilin nuk dihet asgjë.
Vendi i Donald Tramp në podium mbeti bosh dhe turma ndoqi me ankth atë që po ndodhte. Më pas u njoftua arrestimi i një personi që u tha se ishte i armatosur, por kjo nuk u konfirmua zyrtarisht.
Kaluan disa minuta, e më pas Trump u rikthye sërish në podium, duke mos harruar të falenderonte oficerët e shërbimit.