Ndërron jetë Aretha Franklin!

232

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare këngëtarja e njohur Aretha Franklin.
Artistja e njohur e muzikës soul po vuante nga sëmundja e kancerit, e cila edhe i mori jetën, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Lajmin e kanë bërë të ditur familja e saj përmes një deklarate, ku njoftojnë se këngëtarja ndërroi jetë pasi gjendja shëndetësore i ishte përkeqësuar.

Franklin vdiq në orën 9:50 në shtëpinë e saj në Detroit, e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj.

“Shkaku i vdekjes ishte avancimi i kancerit të pankreasit, i cili u konfirmua nga onkologu Dr. Philip Phillips.”, thuhet në deklaratën e familjes.

Vdekja e saj vjen tri ditë pasi burime të afërta me Franklin, thanë për CNN se këngëtares i ishte përkeqësuar gjendja. /Lajmi.net/

Comments