Pas një kohe të gjatë, Naser Berisha rikthehet me këngë të re [Foto]

263
fresco

Kësaj radhe bëhet fjalë për këngëtarin Naser Berisha, i cili pas dy ditësh lanson këngën e re të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Projekti mban titullin “Paradox”, ndësa tema e tij është sociale, që ka të bëjë me realitetin që e jetojmë  çdo ditë.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtari ka njoftuar se qëllimisht ka zgjedhur këtë kohë për publikimin e këngës, pasi ka temë më ndryshe prej të tjerave.

“Po vije një këngë paksa jashtë „sezonës“, por një këngë që flet për një „sezonë“ 20 vjeçare.

Jo rastësisht prita të kaloj koha e klipeve të manekeneve, prita të kaloj edhe koha e klipeve për reklamimin e veturave të huazuara.
Tani që shkuan edhe këngët orientale e rome me tekste shqip, pasi që shkuan këngët me surla e tarabukat, mendova që pas plot 15 viteve (nga kenga „Hajt shko“) të kthehemi në botën tonë reale, me një këngë me temë sociale, me një tekst të thellë dhe me një mesazh, sa artistik, aq edhe domethënës.
Mesazhi i këngës është realiteti që e perjetojmë çdo ditë, por nuk e ndjejmë dot, e edhe në rastet kur e ndjejmë, nuk e themi dot!
Në ditët në vijim kënga dhe klipi i ri nga unë „PARADOX“

Disa foto gjatë xhirimeve bashkë me disa artistë nga Gjilani dhe me rexhisorin Ekrem Sopin
Ne rolin e tij të parë ishte edhe Beni (djali im i vogël) 😉”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë që rikthimi i tij në muzikë bëhet pasi mposhti një sëmundje të rëndë. /Lajmi.net/

Comments