Fshihet nga Youtube kënga që Naser Berisha e publikoi dje!
Ndërsa sot kënga ‘Paradox’ nuk gjendet më në kanalin zyrtar në Youtube pasi është fshirë, shkruan lajmi.net
I kontaktuar nga lajmi.net këngëtari ka treguar që shkaqet ende nuk dihen.
”Nuk kam njohuri por e di se është larguar nga Youtube. Do ta provojmë edhe njëherë në 12 ta publikojmë me një link të ri”, tha ai për lajmi.net
Kënga do të publikohet sërish në Youtube gjatë ditës së sotme me një link të ri dhe klikimet fillojnë nga zero.
Kujtojmë se kënga është me temë sociale ku paraqet realitetin e ndodhur në Kosovë kurse klipi është realizuar në qytetin e Gjilanit./Lajmi.net/


