Ndërron jetë pronari i spitalit “Hygeia”
Ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare biznesmeni grek Andreas Vgenopoulos, pronar i mjaft bizneseve në Greqi, përfshi edhe spitalin “Hygeia” në Tiranë.
Mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë një atak kardiak, ku mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
Vgenopoulos zotëronte aksione të klubit të futbollit “Panathinaikos”, si dhe ishte pronari i kompanisë ajrore “Olympic Airlines”. /Albeu.com/