Në fund të muajit shtator, për tre ditë me rradhë duke filluar nga data 22 deri 24, do të zhvillohen zgjedhjet e Bashkësisë Vendore në Komunën e Gazi Babës, përfshirë këtu edhe zonnë urbane më të rëndësishme ,atë të Hasanbegut.Në vigjilie të kësaj, janë duke u bërë përgatitjet për të zgjedhur formacionin e ri që do të drejtojë njërën ndër lagjet më kryesore ,atë të Hasanbegut dhe Bashkësitë tjera në kuadër të Komunës së lartëpërmendur transmeton Faktiditor.ch.
Me këtë rast përmes një postimi jep më shumë detaje Nijazi Hamidi .Sipas tij më datë 22, 23 dhe 24 të muajit (shtator) 2018, do të mbahen zgjedhjet nëpër bashkësitë lokale të komunës së Gazi Babës, për këshilla dhe për kryetar të bashkësive lokale.
Hamidi që njëherit ka qenë pjesë e strukturave aktualë të Bashkësisë Vendore apelon kësaj rradhe si qytetar deri te banorët e asaj zone për zgjedhje korrekte, pa presione dhe të qeta: “Bëj apel, pavarësisht se kush do të zgjidhet për në këshill dhe kryetar, dilni e votoni më të mirin, po zgjedhjet të jen ferr dhe demokratike shprehet hamidi.
“Këtë apel t’a merrni me seriozitet, se në këtë mandat katër vjeçar i kryetarit të ardhshëm duhet zgjidhen shumë e shumë probleme në këto dy bashkësi lokale, gjegjësishtë urbane. Hamidi poashtu ka propozuar që secili qytetar që mendon që të kandidohet, paraprakisht të përgatit projekte konkrete që të mbuloj kandidaturën e tij./Faktiditor.ch/.