Modelja shqiptare ju prezanton me babain, kështu e përshkruan atë [Foto]
Modelja e njohur, Angela Martini, është një nga ato personazhe që gjithmonë di të rrëmbejë vëmendjen e fansave.
Kësaj radhe ajo ka publikuar dy fotografi të të atit në profilin e saj në Instagram teksa thotë fjalë tejet të mira për të, shkruan lajmi net.
“Sa i pashëm është babai im”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Angela tash e një kohë është shpërngulur në SHBA e cila është martuar me miliarderin rumun, Dragus Savulescu. Bukuroshja është duke shijuar jetën e saj martesore me miliarderin ku së fundmi vizituan disa vende luksoze për pushime.
Në fushën e modelingut është duke ecur mjaft mirë e që së shpejti ka paralajmëruar edhe projekte të reja./Lajmi.net/