Albumi i Bebe Rexhës ndër më të dëgjuarit në “Spotify” [Foto]
Këngëtarja gjatë muajit qershor lansoi albumin e saj me titull “Expectations”, shkruan lajmi.net.
Këngë e këtij albumi u pritën shumë mirë në publik, e këtë më së miri e tregojnë tabelat që rendisin dëgjueshmërinë e tyre.
Në kanalin “Spotify”, albumi i Bebe Rexhës hyn në top-pesëshe, duke u renditur i katërti në mesin e albumeve të këngëtareve më të dëgjuara gjatë 2018-ës.
Tre vendet e para i zë “Speak Your Mind”, “Camila” dhe “Invasion Of Privacy”. /Lajmi.net/