Dy oficerë që janë përshëndetur në mënyrë naziste, po hetohen momentalisht nga Policia e Bavarisë.
Policia tha në një deklaratë se të shtunën dy policë kishin bërë thirrje antiemigrante dhe se kishin kryer përshëndetje naziste në një pub në Rozenhajm. Sipas tyre, një roje sigurie kishte marrë pjesë gjithashtu në përshendetje.
Tre policët mësohet janë pezulluar.
Mendohet se sjellja e tyre ka ardhur si pasojë e nxitjes së vazhdueshme të politikanëve gjermanë për të luftuar të huajt. Ky mendim vjen si rrjedhojë e asaj që ndodhi të dielën, ku “skinhead”-ët ngritën duart në përshëndetje naziste, ndoqën njerëz që dukeshin si të huaj dhe u përleshën me policinë në Chemnitz.
Kushtetuta gjermane e konsideron krim shfaqjen e simboleve naziste dhe incidenti në fjalë ka të ngjarë që të ushqejë një debat të nxehtë rreth racizmit dhe rritjes së të djathtës ekstreme pas një fluksi rekord të emigrantëve kryesisht myslimanë.