Elita 5 me koncert madhështor në Tiranë, ja kur mbahet [Video]
Grupi i famshëm shqiptar, Elita 5 paralajmëron koncert madhështor në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili zbulon detaje nga koncerti i tyre, shkruan lajmi net.
“Elita 5 në Tiranë!👨🎤🎶🎤 Më 7⃣ Shtator, ⏰ 20:00, koncerti madhështor i Elita 5 në Amfiteatrin e Tiranës! 🎆🏟Ejani të festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe të njiheni e të shijoni albumin e tyre më të ri.📀🥁🎧 Mos mungo në superkoncertin e legjendave të rrokut shqiptar!”, ka shkruar ai.
Vlen të ceket se Elita 5 është një nga grupet më të pëlqyera shqiptare e padyshim se edhe më të suksesshme./Lajmi.net/