Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është drejtuar sërish mediave, me disa deklarata për dialogun Kosovë-Serbi.
Thaçi ka përsëritur se Kosova është unike për dialogun.
“Kosova është unike për dialog, duhet të arrihet marrëveshja, ka disa dallime në qasje, mirëpo të gjithë janë që të vendosen kufijtë”, tha Thaçi.
Presidenti deklaroi se ende nuk e dinë se kur do të takohet me presidentin serb Vuçiqin.
“Nuk mund të jap ditë se kur do të takohemi, mirëpo Kosova nuk ka arsye të refuzojë dialogun”, tha ai.
Thaçi sqaroi, se ai nuk është takuar me Vuçiqin për shkak të dallimeve që kanë, dhe që vizita e tij në Kosovë nuk ndërlidhet me dialogun.