“I Love It” publikohet nga Kanye West dhe Lil Pump [Video]
Një projekt i ri sapo është publikuar nga reperët Kanye West dhe Lip Pump.
Në klipin e këngës me titull “I Love It”, dyshja e morën aktoren Adele Givens, shkruan lajmi.net.
Këtij projekti, ata ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, në të cilin dy reperët vijnë me një stil të veçantë.
Më poshtë mund ta dëgjoni “I Love It”, këngë nga Kanye West dhe Lil Pump. /Lajmi.net/