U fotografua duke u puthur, Arilena flet për të dashurin misteroiz [Foto]

Arilena është munduar që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së medieve, por kjo vetëm deri pak ditë më parë, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja u fotografua duke u puthur me një bjond në bregdet, e në këtë rast u zbulua se statusi i saj më nuk është beqare.
Në një intervistë dhënë së fundi për “RevistaClass”, Arilena ka pranuar se është në lidhje, por nuk prefesoi të zbulojë shumë rreth të dashurit.

“Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju. Do ta zbulojmë edhe sekretin”, ka thënë Arilena.
Këngëtarja përveç se po punon për tregun vendor, ajo është duke përgatitur projekte dedikuar tregut ndërkombëtar. /Lajmi.net/