Thirrje për muzikantët në Kosovë: Ambasada amerikane organizon përzgjedhje për festën e 4 Korrikut

129

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka bërë thirrje publike për muzikantët në Kosovë që të bëhen pjesë e një festimi të veçantë me rastin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, të interesuarit duhet të zgjedhin njërën nga tri këngët amerikane: “The Star-Spangled Banner”, “America the Beautiful” ose “My Country ’Tis of Thee”, dhe ta incizojnë veten duke e performuar.

Më pas, videoja duhet të publikohet në rrjetet sociale si Facebook ose Instagram, duke etiketuar faqen @kosovo.usembassy dhe duke përdorur hashtagun përkatës të fushatës.

Kjo fushatë do të zgjasë deri më 12 maj, ndërsa Ambasada amerikane mund të kontaktojë disa nga pjesëmarrësit e përzgjedhur, të cilëve do t’u jepet mundësia të performojnë në eventin zyrtar të 4 Korrikut.

Ambasada ka inkurajuar të gjithë muzikantët e talentuar në Kosovë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.

Comments