Pas gafës, Atifete Jahjaga shfaqet përkrah këtij futbollisti [Foto]
Ish presidentja e ka shikuar nga afër këtë ndeshje, por u bë bujë një gafë që lëshoi përmes një fotografie në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Derisa ajo po tregonte që gjendet në stadium, ajo shkroi “Kosovo vs Azerbaijan”, në vend të Ishujve Faroe.
Por, Jahjaga e mori me shumë sportivitet këtë lëshim që bëri, pas ndeshjes ka shkruar “Kryesorja fituam!
🤣”.
Ajo ka realizuar edhe një fotografi me ish-futbollistin Lorik Cana, të cilin e vlerësoi lartë.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim, yllin e futbollit shqiptar Lorik Cana @lorikcana, kapitenin legjendar të kombëtarës Shqiptare.”, shkruan ajo. /Lajmi.net/


