Suarez: U habita nga vendimi i Ronaldos për t’u larguar, Real Madridi e rriti atë

385

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, e ka pranuar se është habitur kur mori vesh se Cristiano Ronaldo është larguar nga Real Madridi dhe i është bashkuar skuadrës së Juventusit. Megjithatë, ai beson se kjo gjë nuk e ndryshon konkurrencën mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë afat kalimtar dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 112 milionë euro. Ai i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje dhe kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi në tre vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.

Përderisa trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se largimi i Ronaldos ka bërë që skuadra e tij të jetë në të njëjtin nivel me atë të Real Madridit, Suarezi nuk ka pranuar të japë përfundime të tilla.

Sulmuesi i Kombëtares së Uruguait e ka pranuar se nuk kishte pritur që një transferim i tillë të ndodhë, por në të njëjtën beson se “Los Blancos” duhet të respektohen ashtu si gjithmonë, pasi që ende kanë një skuadër shumë të fortë.

“Natyrisht, u habiti kur e mësova për shkak se gjërat ishin duke shkuar shumë mirë për të në Madrid. Ai kishte fituar shumë gjëra atje dhe Madridi i kishte ndihmuar atij të rritet si lojtar”, ka thënë Suarez.

“Kështu që është e çuditshme, por ky është futbolli. Një ditë thua se je i lumtur aty ku je dhe ditën tjetër gjërat mund të ndryshojnë. Është një vendim që duhet të respektohet, pasi që Ronaldo kishte një arsye që vendosi ashtu”.

“Por, ne jemi në ligën spanjolle dhe jemi duke konkurruar kundër Real Madridit, Atleticos, Sevillas, Valencias, Villarealit dhe gjitha skuadrave të tjera. Ne nuk po garojmë kundër vetëm një futbollisti”.

“Një lojtar mund të bëj ndryshimin ose mund ta bëjë një skuadër më të mirë, por realiteti është se ne presim të luajmë kundër skuadrës më të mirë të mundshme të Real Madridit, kundër skuadrës më të mirë të Atletico Madridit, dhe në përgjithësi kundër skuadrave dhe lojtarëve më të mirë”

Comments