Pas përfundimit të sezonës së koncerteve, Noizy publikon imazhe nga pushimet luksoze[Foto]
Reperi Noizy ashtu si çdo verë tjetër, edhe këtë herë pati një sezonë të suksesshme në aspektin e prurjeve të reja muzikore dhe pjesëmarrjes në koncerte.
E pas gjithë këtyre angazhimeve, reperi ka gjetur më në fund pak kohë edhe për vete.
Ai ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, se ditët e fundit ndodhet në pushime.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave të tij nuk mungojnë, shumë prej të cilëve i urojnë atij pushime të këndshme.
Ai solli këtë verë shumë projekte, por ndër to u veçua kënga “Toto” në bashkëpunim me reperin gjerman, Raf Camora.
Në muajt në vazhdim, ai pritet që të prezantojë për fansat një tjetër projekt të ri muzikor. /Telegrafi/