BDI PUBLIKOI BARTËSIT E LISTAVE PËR DEPUTETË

252

Image result for bdi

Këshilli i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim miratoi unanimisht propozimin e Kryesisë për listën e kandidatëve për deputetë me emrat e bartësve.

Njësia zgjedhore 1 –Artan Grubi

Njësia zgjedhore 2 –  Ejup Halimi

Njësia zgjedhore 3 – Nafi Durmishi

Njësia zgjedhore  4–  Artin Spahiu

Njësia zgjedhore 5 – Agim Shaqiri

Njësia zgjedhore  6 – Ali Ahmeti

Ndërsa në diaspora do të jetë bartës i njësisë 7 – Xhevdet Spahiu

Emra të rinj që janë në krye të listave janë: Adem Karaga, drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit,  që do të jetë i dyti në njësinë e 5-të zgjedhore, pasuar nga Arjeta Veliu nga Struga. Ndërsa në njësinë e dytë, në vend të dytë radhitet deputeti aktual Rexhail Ismaili.

Comments