Reagimi i Luanës pas akuzave për fotoshop[Foto]
Luana Vjollca është akuzuar se përdor fotoshop për të rregulluar fotografitë që shpërndanë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Ajo së fundi postoi një foto në Instagram, ku u shfaq me një fustan kuq e zi, i cili i vinte në pah këmbët seksi dhe belin e hollë.
Si në shumë raste, edhe këtë herë Luanën e akuzuan për fotoshop, por nuk vonoi dhe ajo u ktheu përgjigje gjithë atyre që spekuluan.
Ajo ua ‘mbyll gojën’ duke postuar një video me po të njëjtin fustan, kurse i lë mbishkrimin me ironi “Photoshop :P”. /Lajmi.net/