Adelina publikon imazhe nga pushimet, kështu duket në bikini!
Këngëtarja ashtu si shumë prej artistëve ka vendosur që pas përfundimit të sezonës, të pushojë me familje, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, Adelina ka postuar disa fotografi bashkë me Valin dhe djalin e tyre Uliksin.
“Pushime të paharruara☀ Jeta fillon dhe mbaron me familje. E bekuar me dashuri. ❤ @val.krasniqi Asgjë tjetër nuk ka rëndësi 💋”, ka shkruar Adelina.
Kujtojmë që Adelina këtë vit është rikthyer në skenë me këngë të re, bëhet fjalë për projektin “T’iqja”. /Lajmi.net/