Zaevi nga Strumica: Kjo është koha e vendimeve historike

222

Kjo kohë është kohë e momentit historik dhe na duhet vendosmëri, na duhet kalkulim, duhet të ketë qëndrim të ndërtuar, sepse në këtë kohë merren vendime historike dhe këtë mundësi nuk guxojmë ta lëshojmë, porositi mbrëmë kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev nga tubimi me qytetarët “Dil PËR Maqedoninë evropiane” që u mbajt në sheshin “Goce Delçev” në Strumicë.

Shtoi se tani çështja është se çka mund të bëjmë ne për Maqedoninë, e jo Maqedonia për ne.

I bëri thirrje edhe opozitës të bashkëngjitet dhe me këtë rast tha se mund të luftojnë partitë mes vete për shumë çështje, por së bashku duhet të qëndrojnë për shkak të Maqedonisë, për shkak të fëmijëve, për shkak të ardhmërisë së vendit.

Në fund të fjalimit të tij u bëri thirrje qytetarëve të dalin herët në mëngjes më 30 shtator për të votuar.

“Duhet të përfundojmë punë për Maqedoninë, për fëmijët tanë, për gjeneratat tona që vijnë pas nesh. Ndërsa unë, do të dal herët dhe do të votojë PËR Maqedoninë evropiane dhe do të shkojë lart në kufirin mes tri shtetesh dhe do t’i shoh tre pjesët nga Maqedonia historike nën qiellin e njëjtë evropian, nën Evropën e përbashkët”, porositi në fund kryeministri Zaev nga tubimi i mbrëmshëm me qytetarët në Strumicë.

Comments