Sot Greta feston ditëlindjen!
Motra e uron me fjalët më të mira Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Greta Koçi feston ditëlindjen. Ajo mbush sot 27-të vjet.
Me rastin e ditëlindjes, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët e saj. Mirëpo, urimin më të veçantë asaj i bëri motra e saj e vogël, Eni Koçi. “Dashuria ime e madhe feston sot ditëlindjen. Edhe 100 vite të lumtura plot shëndet, gëzim e suksese. Ti meriton çdo të mirë të kësaj bote. Për ata që të njohin e din se sa njeri i veçantë dhe me zemër të madhe je dhe për ata që s’të njohin personalisht të duan shumë për muzikën e bukur dhe mirësinë që u përcjell. Edhe 100 dashuria ime” ka shkruar Eni sipër një fotografie të publikuar në Instagram. Talenti i Gretës, është shfaqur në moshën 5-6 vjeçare, ku fillimisht ka prezantuar emisionet e fëmijëve në stacionin televiziv të babait të saj Shkodra TV1 në Shkodër.
Greta, fillimisht si këngëtare është shfaqur në TV1 me një videoklip në moshën 7 vjeçare. Në moshën 12 vjeçare ajo ka fituar çmimin e parë në konkursin e interpretuesit më të mirë live që u zhvillua në Radio Tirana. Gjatë viteve sa është pjesë e skenë së muzikës, Greta mori pjesë në festivale të ndryshme si, “Kënga Magjike”, “Mikrofoni i Artë”, dhe “Top Fest”. Këngëtarja gjithashtu ka marrë pjesë edhenë Festivalin i 46-të në RTSH me këngën “Natën të kërkoja” Përveç këngëve solo, Greta njihet edhe për bashkëpunimet e saj me këngëtarë tjerë të estradës tonë, këtu hyn edhe motra e saj Eni, ku së bashku ato sollën një videoklip të cilën e titulluan “S’jam jetime”. “Mos m’thirr” është projekti që këngëtarja e solli javën e kaluar, teksti i të cilës u shkruajt nga Nurteel, ndërsa për videoklipin e saj u përkujdes Black Fish Entertainment. /21Media