Zoran Zaevi në takime me diasporën në Zvicër

224

zoran-zaev-obrakane-holidej-in-860x547

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i shoqëruar nga  anëtarët e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së,  Edmond Ademi dhe Tanja Kovaçev, është në  vizitë pune dy-ditore në Zvicër.

Qëllimi i vizitës së liderit  Zaev në Zvicër, është  për të takuar qytetarët e diasporës së Maqedonisë, në këtë shtet.

Sonte në Eshalon, në afërsi të qytetit zviceran të Lozanës, lideri  Zaev  takohet me kryetarin e Eshalonit, dhe pas këtij takimi ka për tu takuar me përfaqësues të lartë dhe deputetë të Partisë sociale në Zvicër.

Në orën 20.30, sonte, lideri Zaev do të ketë një tribunë  me qytetarët e Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

Nesër, lideri  Zaev vazhdon vizitën në Zvicër në takime me diasporën në Bernë dhe Lokarno, ku LSDM-ja ka formuar  organizatën e partisë.

Për fillimin e vizitës së liderit  Zaev në Zvicër dhe takimet  sipas marrëveshjes, kanë raportuar mediat  në Zvicër.

Comments