Presidenti Hashim Thaçi së bashku me drejtorin e AKI-së Shpend Maxhunin dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza janë fotografuara para Liqenit të Ujmanit. Bashkë me Thaçin ishte edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qala
Presidenti Thaçi u paraqit nga atje duke thënë se ka lundruar me barkë për gjysmë ore në këtë liqen.
Ai ka theksuar se vikendet zakonisht i kalon duke eksploruar dhe shijuar bukuritë natyre kosovare, dhe se këtë javë ka zgjedhur të vizitoj dhe të kënaqet me bukuritë e Ujmanit.
Thaçi veç tjerash tha se e do natyrën .
Ai pati bashkëbisedim të mirë me serbët e asaj ane, transmeton Gazeta Express.
“Dëshiroj t’i falëndëroj serbët që me qerasën për kafe. Ishte knaqësi të bashkëbisedojë me ta”, tha Thaci nga Ujmani.