Thaçi: Nuk preket Ujmani, Trepça e as Mitrovica

405

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një fjalim në kazermën ‘Adem Jashari’, ku ndër tjerash, ka thënë se shteti serb është pengesa më e madhe e Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike.

Thaçi ka shtuar se sikur pesë vendet e Bashkimit Evropian ta kishin njohur pavarësinë e Kosovës, shteti më i ri nuk do të humbte kohë në dialog me Serbinë.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të bëhet shtet shembull duke aluduar në shpalljen e pavarësisë kur pas saj asnjë familje serbe nuk u largua nga Kosova.

‘Kosova do të mbetet shtet i të gjithëve dhe shembull për tolerancë pa dallim kombësie a feje dhe në asnjë rrethanë nuk preket aseti dhe mrekullia e Kosovës, Ujmani dhe Trepça e as Mitrovica ’- ka thënë Thaçi para pjestarëve të FSK- së.

Ai poashtu ka kërkuar unitet partiak.

‘Sa herë kemi qenë të bashkuar kemi korrur sukses. Edhe në Rambuje edhe në luftë, prandaj të sqarojmë çka dëshirojmë të arrijmë’- ka shtuar Thaçi.

Comments