Fatkeqësia mori prej tij fëmijët dhe dashurinë e jetës: I moshuari përlot stafin e telvizonit në Shqipëri

Gani Muho, 84-vjeçari nga Delvina, vetëm në moshën 14-vjeçare lë familjen për të shkuar në Akademinë Ushtarake të tiranës si një mundësi për të patur një jetë më të
mirë.
Në fund të studimeve ai takoi gruan e jetës, me të cilën solli në jetë dy fëmijët, Agronin dhe Vjollcën. Pas studimeve, Agroni nisi një punë duke i bërë prindërit krenarë.
Mirë po lumturia e tyre nuk zgjati shumë, pasi një ditë djali humbi jetën në moshën 25-vjeçare teksa punonte në shtyllat elektrike.
Tashmë ata kishin vetëm Vjollcën. Në moshën 17-vjeçare, ajo shkoi në njëekskursion, prej të cilit Vjollca nuk u kthye më.
Atje ajo preku një bimë helmuese, prej të cilës nisi dhe lufta me një sëmundje, që i shkaktoi vdekjen.
Por, fatkeqësitë e familjes Muho nuk mbarojnë këtu.
Në vitin 1997 ata humbën të gjithë pasurinë në piramidale të kohës. Kjo e detyroi çiftin të ndahej, por fati deshi që të bashkoheshin sërish në Shtëpinë e të Moshuarve. Pas këtij bashkimi, Ganiu dhe gruaja e tij shijuan kohën sëbashku, atë kohë që u kishte mbetur deri në momentin që edhe e dashura e jetës së tij humbi jetën.
Që prej vitit 2006, Ganiu vazhdon jeton në Shtëpinë e të Moshuarve, ku ka gjetur pak gëzim në shoqërinë e miqve të rinj. Sot mikesha e tij, Mona, ka vendosur t’i bëjë një surprizë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Stfi i Portokalli dhe balerinët e Top Channel, në drejtim të Xhemi Shehut dhe Gazmend Pajës, organizoi në ambjentet e institucionit një festë në nder të Ganiut.
“Ganiu është i preferuari i punonjësve në shtëpinë e të moshuarve, për shpirtin e tij të pastër dhe të sinqertë”, u shpreh Mona, mikesha e tij e çmuar.