Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia prezantuan dokumentin për kërcënimin nga krimi i organizuar
Ministritë e punëve të brendshme të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë kanë prezantuar sot në Beograd dokumentin “Vlerësimi rajonal i kërcënimit nga krimi i rëndë dhe i organizuar”. Ky dokument ka për qëllim që përmes bashkëpunimit të ndërsjellë të krijojë mjedis stabil dhe të sigurtë në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, tha se ky vlerësim do të jetë me dobi të madhe sepse mund të shihet lëvizja e krimit të organizuar në rajon dhe të veprohet në mënyrë parandaluese.
“Të krijojmë mjedis i cili do të jetë garant për investitorët për përhapjen e biznesit në rajonin tonë, sepse nuk ka përparim ekonomik në vendet në të cilat me lehtësi zhvillohet korrupsioni dhe krimi”, tha Stefanoviç në hapjen e konferencës ministrore.