Mourinho kërkon ‘yllin’ e Kombëtares shqiptare, gati oferta rekord

336

Image result for mourinho

 

Për shkak të formës së shkëlqyer që po kalon, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është shndërruar në objektivin kryesor të shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Së fundmi është trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i cili interesohet që të transferojë Hysajn që para disa ditësh firmosi rinovimin e kontratës me klubin e Napolit.

Sipas të përditshmes italiane “Il Mattino”, Manchester United pavarëisht se është në dijeni për rinovimin e Hysajt me shumë mundësi në janar do të bëjë një ofertë të majme duke joshur presidentin e klubit napolitan, Aurelio De Laurentis.

Pritet që oferta të jetë rreth 30 milionë euro një shifër rekord që nuk është bërë kurrë më parë për një lojtar të Kombëtares shqiptare.

Nëse Napoli refuzon këtë ofertë nuk është ndonjë çudi që drejtues të ‘Djajve të kuq’ të paguajnë klauzola e lirimit të lojtarit e cila është plot 50 milionë euro.

Të presim merkaton e janarit për një interesim dhe ofertë konkrete drejt Hysajt./ Syri.net

Comments