Guiliani Serbisë: Po, është dashur të ju bombardojmë

197
fresco

Në vitin 2012 Rudy Guiliani ka qenë në Beograd dhe atje ai kishte thënë: “Po, është dashur të ju bombardojmë”, transmeton Koha.net.

Ish – prefekti i i New Yorkut, Rudy Guiliani në një intervistë për CCN të premten ka treguar se çfarë ka qenë vizita e tij në Beograd.

Ai, siç përcjell tvn1, ka qëndruar në Beograd në vitin 2012 dhe ka dhënë këshilla për zhvillim më të mirë të kryeqyteti t serb si dhe këshilla për Aleksandar Vuçiqin i cili atëherë ka qenë kandidat për prefekt i Beogradit.

Guliani ka thënë se për atë vizitë ka qenë i paguar nga një kompani e Londrës dhe se atje kishte shkuar pasi ekipi i tij kishte konfirmuar se ai mund të jetë i dobishëm për zhvillimin e atij qyteti.
„Nuk kam qenë atje për t’ua dhënë adresën e agjencive për marrëdhënie me publikun. Kam shkuar dhe kam mbajtur një fjalim të rëndësishëm për një fushë, që është krejtësisht në përputhje me ligjin. S’e di të kem bërë gjë të gabueshme. Dhe as sesi ajo mund të vlerësohet si e gabueshme“, thotë Guiliani.
Në CNN ai ka thënë se në Serbi është sjellë shumë ndershëm dhe me guxim.

Atëherë ai kishte thënë: “Mendoj se është dashur të ju bombardojmë”, kishte thënë ai duke menduar në bombardimet e NATO-s në vitin 1999 kundër ish – Jugosllavisë së Slobodan Milosheviqit.

„Sa kush shkon në ndonjë qytet dhe atje thotë: Mendoj se ka qenë rregull që ju kanë bombarduar. A e dini sa shpesh e kam bërë unë këtë?“, ka theksuar Rudy Guiliani.
Guiliani është kandidat serioz për postin e Sekretarit të Shtetit.

Comments