Tetovari plagoset duke ngarë makinën, shokohet nga i erdhi plumbi!

286

Plumbi

Sot në Tetovë rreth orës 15 pasdite është plagos me plumb, 28 vjeçari Z.P , ndërsa ai po ngiste makinën e tij Citroen C4, tha zëdhënësi i policisë në Tetovë Marjan Josifovski, njofton TetovaSot.

Incidenti ndodhi në bulevardin “Ilinden” në Tetovë ku Z.P ka dëgjuar goditjen në makinën e tij, dhe ndjeu dhimbje gjegjësisht plagë nga e cila pësoi gjakderdhje.

Pas ndalimit me automjet, ai u transferua në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas ndihmës mjekësore është liruar nga spitali.

Në makinë ishte edhe gruaja e tij S.P. (25) dhe foshnja e tyre.

Policia dhe prokurori publik kanë kryer inspektimin, dhe kanë vënë re një vrimë në makinë, dhe u gjet projektili i kalibrit 7.62, mm.

Sipas të dhënave nga hetimi, mendohet se ishte plumb pa destinacion. Po merren masa për të përcaktuar se kush dhe ku ka shtënë, si çdo gjë tjetër rreth rastit.

Comments