Kur duhanpirësit lënë duhanin – Dobitë shëndetësore me kalimin e kohës

411
Kur Duhanpirësit Lënë Duhanin – Dobitë Shëndetësore Me Kalimin e Kohës

Mendoj që njëra prej arseve kryesore pse është aq e vështirë të lëmë duhanin është se të gjithë dobitë shëndetësore që do të arrish nëse lëni duhanin dhe të gjitha rreziqet nëse vazhdon duken shumë të largëta. Mirë, atëherë më poshtë keni disa prej efekteve të menjëhershme, kuptohet po flasim për dobi shëndetësore të lenies se duhanit dhe se si kjo do të ndikoj për së miri në trupin tuaj.

20 minuta pasi lënies së duhanit

Shtypja e gjakut dhe pulsi zemrës bien

(Efektet e pirjes se duhanit në ngurtësimin arterial dhe amplifikimin e pulsit të shtypjes, Mahmud A, Feelz J. Hypertension (2003:41:183)

12 orë pas lenies se duhanit

Niveli i monoksid karbonit në gjak bie në nivel normal.

(US Surgeon General’s Report, 1998, faqe 202)

2 javë deri 3 muaj pas lenies se duhanit

Përmirësohet qarkullimi dhe [wp-like-locker]shtohet funksioni i mushkërive

(US Surgeon General’s Report, 1990, faqe 193, 194, 196, 285, 323)

1 deri 9 muaj pas lenies së duhanit

Zvogëlohet kollitja dhe frymëmarrja e shkurt; cilia (struktura që gjasojn në qime që lëvizin duke nxjerr mukozën jasht mushkërive) fillojnë të rimarrin funksionin normal në mushkëri, duke shtuar aftësinë që të pastrojnë mushkëritë dhe zvogëlojnë rrezikun e infeksionit.

(US Surgeon General’s Report, 1990, faqe 285-287, 304)

1 vit pas lenies se duhanit

Rreziku i tepruar i sulmit në zemër përgjysmohet në krahasim me ata që vazhdojnë të pin duhan

(US Surgeon General’s Report, 2010, faqe 359)

5 vite pas lënies së duhanit

Rreziku i kancerit të gojës, fytit, ezofagut dhe fshikëzës përgjysmohet. Kanceri i qafës së mitrës bie në nivel të jo-duhanpirësve. Rreziku i goditjes në tru bie në nivel të jo-duhanpirësve pas 2-5 vite.

Burimi: How Tobacco Smoke Causes Disease – The Biology and Behavioral Basis for Smoking-Attributable Disease Fact Sheet, 2010; and Tobacco Control: Reversal of Risk After Quitting Smoking. IARC Handbooks of Cancer Prevention, Vëllimi. 11. 2007, faqe 341)

10 vite pasi ta keni lënë duhanin

Rreziku i vdekjes nga kanceri mushkërive është përgjysmë krahasuar me atë që vazhdon të pi duhan. Rreziku i kancerit të laringut (kutis së zërit) dhe edhe pankreasit zvogëlohet dukshëm.

Burimi: How Tobacco Smoke Causes Disease – The Biology and Behavioral Basis for Smoking-Attributable Disease Fact Sheet, 2010; and US Surgeon General’s Report; 1990, faqe 155, 165)

15 vite pas lënies së duhanit

Rreziku i sëmundje koronare të zemrës është i njëjtë me të atyre që nuk kanë pirë duhan.

(Tobacco Control: Reversal of Risk After Quitting Smoking. IARC Handbooks of Cancer Prevention, Vëllimi 11. 2007. faqe 11)

Këto janë disa nga dobitë shëndetësore e lënies së duhanit njëherë e përgjithmonë. Lënia e duhanit shkurton rrezikun e diabetit, mundëson që enët e gjakut të punojnë më mirë dhe ndihmon zemrën dhe mushkëritë. Ta lësh duhanin gjersa je në moshë të re mundëson që akoma më shumë të zvogëlosh rreziqet shëndetësore, por ta lësh duhanin në çfarëdo moshe të ndihmon ti kthesh vetës ca vite jetë që përndryshe do humbin nëse vazhdon të pish duhan.

Comments