Alepo, bombardohet shkolla, 6-të fëmijë të vdekur

Vazhdojnë bombardimet ndaj civilëve në Alepo. Gjashtë fëmijë kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur rëndë nga bombardimet e fundit nga ana e rebelëve në një shkollë, në Alepo, denoncon Vëzhgimi nacional sirian.
Qeveria e Damaskut akuzon rebelët se kanë bombarduar Shkollën “Fuqaran” në zonën perëndimore që kontrollohet nga Ushtria e rregullt siriane.