Zejdi: Po hapim një faqe të re të historisë

226

1

Ju falëmnderit që jeni me koalicionin Rilindja me Besë. Pesëmbëshjetë vite me radhë na kanë vrarë, na kanë maltretuar, na kanë rrahur, por kemi pasur mundësi të zgjedhim vetëm mes dy të këqijave. Prej sot ju njerëz të mirë, jeni këtu që të dëshmoni se mund të zgjedhni më të mirin, theksoi sonte në Shkup, Skender Shabani, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA.

“Koha e historisë po vjen para nesh. Prej sot e deri më 11 dhjetor do ta përhapim këtë mesazh të Besës në çdo familje, institucion, në çdo lagje, fshat e qytet dhe më  11 dhjetor në festivalin më të madh të demokracisë të hapim një faqe të re të historisë dhe kriminelët do t’I dërgojmë në histori.

Me ndihmën e Zotit do të ndryshojmë këtë shoqëri, o sot o kurrë”, tha ai gjatë fjalimit të tij në Konventën Promovuese që po zhvillohet në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Comments