Enrique flet për ‘largimin’ e Messit, Man.City gati për ofertën e çmendur

216

Image

 

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka folur rreth një transferimi të mundshëm të Messit te Manchester City pasi kjo e fundit nuk do të kursejë një ofertë prej 250 milionë eurosh për të marrë shërbimet e argjentinasit.

Tashmë është radha e portalit të njohur “Goal.com” e cila ka ngritur hipotëzën e largimit të Messit nga ‘Camp Nou’, shkruan Syri.net.

“Nuk e di, nuk e kam idenë për këtë ofertë të manchester Cityt. Për një gjë ju garantoj që Messi sot është i gatshëm të luajë kundër Celticut”, u shpreh Enrique duke iu shmangur me diplomaci të ardhmes së Messit.

Kujtojmë që media të ndryshme ndërkombëtare kanë raportuar së fundmi se e ardhmja e Messit është Manchester City e cila po planifikon një ofertë ‘faraonike’. Tashmë do të jetë vetë lojtari i cili do të vendosë përfundimisht për klubin që do të nënshkruajë./Syri.net

 

Comments