‘Tronditet’ Real Madrid, Bale dhe Marcelo humbin gjithçka

208
fresco

'Tronditet' Real Madrid, Bale dhe Marcelo humbin gjithçka

midle

Dhimbjet e kokës tashmë kanë nisur për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane i cili po i frikësohet disa mungesave të rëndësishme për “El Classicon” e 3 dhjetorit kundër Barcelonës.

Mbrëmjen e djeshme Real Madrid fitoi 2-1 kundër Sporting Lisbonës por ky rezultat i kushtoi shumë pasi Gareth Bale dhe Marcelo u larguan nga fusha të dëmtuar.

Sipas “Goal.com” Marcelo ka një dëmtim më të lehtë ndërsa Gareth Bale ka futur drithërimat te klubi i Real Madridit pasi lojtari ende ndjen dhimbje.

Të dy lojtarët presin përfundimisht ekzaminimet mjekësore dhe me shumë mundësi Bale do të humbë ndeshjen kundër Barcelonës./ Syri.net

Image

Comments