Gruevski në Prilep premton teatër të ri

VMRO-DPMNE ka vazhduar në qytetin e Prilepit ditën e tretë të fushatës elektorale. Në këtë qytet kreu i VMRO-DPMNE-së ka premtuar ndërtimin e një teatri të ri dhe ripërtëritje të plotë të Shtëpisë. Teatri sipas vlerësimeve do të ishte prej 300 deri në 350 metra katror.
Gruevski në Prilep pati takim edhe me punonjësit e sportit para të cilëve paralajmëroi ripërtëritje të plotë të qendrës sportive “Kullat e Markos”. Investimi, siç tha, do të jetë pesë milionë euro, por do të startojë pas zgjidhjeve të çështjeve pronësoro-juridike.
“Me to lejohet një pjesë e tatimit të fitimit kompanitë në vend se ta paguajnë në Buxhet, ta investojnë në sport”, tha Gruevski, duke theksuar se në mënyrë maksimale do të bëhet kujdes që të mos bëhen malaverzime