Xhamia blu, kryevepër e Elbasanliut apo Tetovarit

389
fresco

Selajdin Salihu

Xhamia Blu ose Xhamia e Sulltan Ahmetit, konsiderohet një kryevepër e arkitekturës osmane dhe botërore.

Me nismë të Sulltan Ahmed I, qe ndërtuar ndërmjet viteve 1609 – 1616.

Kryearkitekti i kësaj xhamie madhështore është shqiptari Sedefqar Mehmet Aga (Ṣedefkār Meḥmed Agha, 1540 – 1617).

midle

Shumica e studiuesve thonë se ishte shqiptar me origjinë nga Elbasani, por sipas studiuesit të njohur turk, Muzaffer Erdogan, arkitekti i njohur shqiptar ishte nga Tetova. (Muzaffer ERDOĞAN, Lale Devri Baş Mimarı Kayseri’li Mehmet Ağa, İstanbul 1964.)

Librit të M. Erdoganit i referohen shumë studiues, që janë marrë me jetën dhe veprën e Mehmed Agës.

(Shih: Parathënie e Howard Crane, përkthyes i librit “Risāle-i Miʻmāriyye” nga Ca’fer Efendi, E.J.Brill Archive, Leiden, New York, Cøbenhavn, Köln, 1987)
Kundërshtarët e origjinës tetovare të Mehmed Agës thonë se studiuesi nuk ka përmendur burime të besueshme.

Sedefqar Mehmet Aga konsiderohet arkitekt gjenial. Për të thuhet se kishte ardhur në Stamboll si jeniçer dhe kishte qenë adhurues i madh i muzikës. Ndër dokumentet burimore për jetën e arkitektit shqiptar është ai i Xhafer Efendiut.

Cafer (Ca’fer) Efendi (1570 – 1623) ishte shkrimtar osman, që la shënime për jetën dhe veprat e arkitektit të Perandorisë Osmane Sedefqar Mehmed Aga, në veprën “Risāle-i mi’māriyye”, që daton nga viti 1614.

Comments