Zgjedhjet 2016, KShZ zëvendëson 3 mijë vulat ekzistuese

247
fresco

Komisioni shtetëror zgjedhor do të zëvendësojë 3 mijë vulat ekzistuese pas alarmimit se 40 vula nga zgjedhjet e kaluara nuk janë kthyer më në KShZ dhe kjo mund të ngjallë dyshime se ato do të përdoren për manipulim të zgjedhjeve.

Anëtarët e KShZ-së u dakorduan në mbledhjen e fundit se zëvendësimi i vulave pamundëson keqpërdorimin e vulave të humbura.

Vulat e reja do të kenë karakteristika të ndryshme nga vulat e deritanishme, të cilat  do të jenë të pavlefshme.

Javë më parë, gjatë kontrolleve të materialeve zgjedhore në kazermën Ilinden, u vërtetua se mungonin 40 vula dhe pas hetimeve më të hollësishme u vërtetua se të njëjtat as që ishin kthyer bashkë me materialet e tjera, pas përfundimit të zgjedhjeve të kaluara.

Comments