Parlamenti Europian, ngrihen bisedimet për anëtarësimin e Turqisë

145
fresco
Europarlamentarët kërkuan ndërprerjen e negociatave për Turqinë, për shkak të masave të ashpra që vendi ka marrë ndaj mbështetësve të supozuar të grushtit të dështuar të shtetit.
Më shumë se 125.000 persona, përfshirë ushtarë, akademikë, juristë, gazetarë dhe liderë kurdë janë arrestuar ose shkarkuar me akuzat se kanë mbështetur puçin.
Megjithatë, kancelarja Merkel tha se do të mbajë të hapura bisedimet me Ankaranë dhe se kjo nuk do të thotë se Bashkimi Europian do të ndalë luftën kundër terrorizmit.
Dje presidenti turk, Erdogan, deklaroi se vota e PE-së nuk ka asnjë vlerë për ta dhe akuzoi Europën për mbështetje ndaj organizatave terroriste.
Comments