Në Strugë u hodh gurthemeli edhe për një shkollë të re!
Sot u hodh gurthemeli i objektit të ri shkollor “Vëllezërit Milladinovci” në qytetin e Strugës.Në prani të nxënësve, mësuesve dhe administratës si dhe delegacioneve nga Komuna e Strugës dhe Komuna e Byjykçekmexhesë ( Stamboll) u përurua zyrtarisht fillimi i punimeve. Fjalimin hyrës e mbajti drejtori i shkollës, z. Shkëlqim Aliu me ç’rast falenderoi donatorin, përkatësisht Kryetarin e Komunës së Byjykçekmexhesë z. Hasan Hakgun dhe Kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela. Fjalimjn e radhës e mbajti kryetari Ziadin Sela ku shpreh mjaft entuziast për arritjen e madhe mes dy komunave simotra. Ai falenderoi homologun turk, z. Hasan Akgun për donacionin si dhe struganin z. Kemal Akar si urën lidhëse mes komunave.

