“Mirësevini në ferr” – atmosfera nga 42,000 tifozë të Galatasarayt në stërvitje [Video]

Tifozët e Galatasarayt kanë treguar edhe një herë se janë më të zjarrit në botën e futbollit.
Në stadiumin Turk Telekom janë mbledhur 40,541 tifozë për të përkrahur skuadrën para derbit lokal ndaj Besiktasit.
Tifozët kanë ndezur fishekzjarrë gjatë stërvitjes së skuadrës duke tentuar të motivojnë lojtarët para ndeshjes.
Aktualisht skuadra e tyre është e treta në Super Ligën turke dhe një fitore e mundshme do i afronte me liderin Basaksehir.
Galata ka 24 pikë, një ndeshje dhe gjashtë pikë më pak se lideri.
Në anën tjetër Besiktasi renditet në vendin e gjashtë me 21 pikë.
Vlen të theksohet se në këtë derbi Galatasaray ka shumë mungesa dhe kjo paska e bën favorit Besiktasin.
Futbolcularımızın taraftarımızla buluşma anı. Aslantepe'de manzara alev alev 🔥
Gepostet von Galatasaray am Samstag, 1. Dezember 2018