Fuat Beqiri i biri i dëshmorit Abaz Beqiri” Nanës ju vra djali, Dëshmorëve ideali!

534
fresco

“Fuat Beqiri i biri i dëshmorit Abaz Beqiri” Nanës ju vra djali, Dëshmorëve ideali!

midle

Shkup, 7 dhjetor – Fuat Beqiri, djali i dëshmorit të kombit Abaz Beqiri me një status të tij në rrjetin social Facebook, shprehet i shqetësuar nga partitë politikë shqiptare, gjegjësisht duke aluduar ndaj BDI-së, se si kjo parti ka haruar familjarët e dëshmorëve të cilit dhan jetën e tyre, gjat konflitit të vitit 2001, për të drejtat e shqiptarëve, shkruan Zhurnal.mk

Në vjimi statusin e tij të plotë:

“Nanës ju vra djali, Dëshmorëve ideali, e përcollë nga shpija ma nuk ju kthy prej mali. Kejtë i kanë harruar familjarët e Dëshmorëve!.”, ka shkruar Fuat Beqiri djali i dëshmorit të kombit, Abaz Beqirit.

Në statusin e tij, ai njofton se për momentin gjendet jashtë vendit, ku sipas burimeve pran familjes, Fuat Beqiri është ndjerë i detyruar që fatin e tij ta kërkon jashtë vendit, pasi që nga humbja e jetës se babait të tij në vitin 2001, deri më tani, BDI-ja, shumë (as)pak (s)është përkujdesur për të ndihmuar këtë familje. Të pakten të siguroj ndonjë vend pune, për fëmijët e të ndjerit, njofton Zhurnal.mk.

Ndryshe, Abaz Beqiri nga fshati Haraçinë në Shkup, Maqedoni ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni, ju kishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.

Dëshmori nën emblemën e UÇK-së, Abaz Beqirin ka luftuar gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni në zonën e Haraçinës. Sot e kësaj dite në lidhje me vrasjen e tij dhe shokët, ende ekzistojnë dyshime se ai është tradhëtuar dhe është vrarë në rrethana të paqarta.

Në masakrën e Gazi Babës mbetën të vrarë:

– Abaz Beqiri nga Haraçina e Shkupit 38 vjeç e baba i 6 fëmijëve,
– Ndriçim Kozhaj, nga Librazhdi 30 vjeç,
– Pajtim Roçi nga Kruma e Hasit 21 vjeç,
– Arben Bajrami nga Bojana e Shkupit 24 vjeç e
– Adem Hasani nga Hasanbegu i Shkupit 22 vjeç.

Me këtë rast djemtë e dëshmorit Abaz Beqiri i rënë më 7 gusht të vitit 2001 nën emblemën e UÇK-së, Fuat dhe Riat Beqiri për Zhurnal, kanë theksuar se 7 gushtin nuk do donjin ta kenë në kujtesë të përjetshme si ditë pikëllimi, por se nga ana tjetër, për babain dhe dëshmorët tjerë si Lefter Koxhaj, Pajtim Roçi, Ndriçim Koxha, Arben Bajrami, Adem Hasani, do të fletë vet historia.

Comments