“Psikopatja jote” nga Fifi dhe Mc Kresha e kopjuar?

501
fresco
Fifi dhe Mc Kresha po konkurrojnë këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”.
 Fifi dhe Mc Kresha po marrin pjesë në këtë festival me këngën “Psikopatja jote”, shkruan lajmi.net.

Kënga po cilësohet si favorite për çmimin e parë, ndërsa ka arritur miliona klikime në kanalin YouTube.

midle

E ftuar në emisionin e Rudinës, gazetarja Dasara Karaiskaj pretendoi se pjesa e Kreshës në këtë këngë është e kopjuar, kurse vlerësoi lartë vokalin e Fifit.

“U zhgënjeva kur një mike më dërgoi tekstin e një kënge të huaj “911” dhe ishte identik si teksti i MC Kreshës, fjalët janë identike. Ajo ja çoi edhe MC Kreshës, por ai e bllokoi. Shpresoj që ai të na japë një përgjigje. S’besoj se kjo do ndikojë në votime. Mbetet një nga këngët e preferuara”, u shpreh Dasara.

Fifi dhe Mc Kresha ishin të ftuar së fundi në një intervistë për “Mirage”, ku kanë zbuluar detaje rreth këtij projekti, e ndër të tjera edhe mund të mësoni më shumë për tekstin e këngës. /Lajmi.net/

Comments