Mentori ka nevojë për intervenim kirurgjik, t’a ndihmojmë ti kthehet jetës dhe normalitetit

367

Mentor Daka është një punëtor krahu nga Suhareka që mundohet të mbajë familjen në vështirësi ekonomike.Por ai ka një shqetësim që e ka shprehur përmes Faktiditor duke rrëfyer një histori të trishtë personale.Edhe pse e ka të vështirë t’a bëjë publike rrëfimin e tij, sërish është një hall i madh me të cilin ai popërballet prej kohësh dhe duhet ta zgjidhë këtë problem që ka krijuar makth për të dhe të kthehet të jetojë në mënyrë krejtësisht sic kishte bërë më parë dhe të vazhdojë të mbajë familjen e tij .Prej aty nis më pas edhe seria e vuajtjeve për të sepse në ndërkohë që duhet sërish të punojë , ai nuk ka më mundësi ta bëjë këtë .Ai kohë më parë i është nështruar një operimi, në Spitalin e Prizrenit pasi kishte humbur njërin gisht.Ky operim nuk ishte dalë i suksesshëm dhe për t’iu nënshtruar një intervenimi të dytë atij i duhen para sepse koston nuk mund ta mbulojë vetë personalisht për shkak të situatës së vështirë ekonomike.
Ai tashmë do të duhet të shkojë tek ndonjë kirurg special ndërsa terapitë dhe ilacet janë të kushtueshme por njëkohësisht të papërballueshme për të.Ai me punën që bën, sic thotë copëton drunj dhe në një moment si ky kur ka të humbur njërin gisht, e ka të vështirë të punojë në këtë gjendje.Aq më tepër kur pasojat e operimit të parë ai i ndjen sepse në ndërkohë atij po i del ashti mbi lëkurë dhe kur nis të punojë ai i ndjen dhimbjet .

Si kudo që shqiptarët gjithandej ndihmojnë njerëz me nevoja të ndryshme , edhe Mentorin nuk do ta lënë që të ndjejë pasojat e dyfishta.

Ai ka nevojë për ilace, terapi dhe një intervenim të dytë ,por ka nevojë edhe për ndihmën e gjithësecilit nga ne.

Ky është numri i kontaktit me Mentorin që e ka lënë në redaksinë e Faktiditor.ch, për gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë:
Mentor Daka -26/06/1987
Tel:+38649232499

Comments