Foret e ish të dashurës së Arkanit: Policët e Kosovës bënë foto me mua (VIDEO)

426
fresco

Gruaja e kriminelit serb Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan, Svletana Razhnjatoviq-Ceca qëndroi të shtunën në Mitrovicën e Veriut, ku mbajti koncert para disa serbëve të atjeshëm. Këngëtarja e turbofolkut serb erdhi në Kosovë, përkundër se Ministri jonë i Kulturës kishte thënë fjalë të mëdha se ajo do të bllokohej në kufi. Por, ajo e qetë arriti në Mitrovicë ku edhe e mbajti koncertin e saj. Madje thotë se policët shqiptarë i kërkuan foto asaj.

Në një intervistë dhënë një mediumi serb, Ceca, thotë se sjelljet e policëve në pikën kufitare në Jarinjë kanë qenë korrekte.

“Nuk kam pas kurfar vështirësisë. Pala kosvare ishte jashtëzakonisht korrekte. Mi kërkuan dokumentet edhe gjithçka ishte në rregull. Policia shprehën dëshirë që të bëjnë foto me mua, gjë e cila është normale. Nuk pati absolutisht asnjë energji negative për ardhjen time dhe koncertin”, ka deklaruar ajo pas koncertit.

Ceca ishte gruaja e shefit të mafias serbe, Zhljko Raznatoviq, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd. Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro./GazetaExpress

Comments