“Kerozina”, kënga më e re nga Arta Bajrami
Arta Bajrami ka publikuar këngën me titull “Kerozina”, të cilën ashtu sikurse shumë artistë të tjerë, e sjell në prag të festave të fundvitit, shkruan lajmi.net.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Ghulo, kompozimin dhe orkestrimin e ka bërë Don Arbas, i cili njëherësh është përkujdesur edhe për Mix/Masterin.
Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën “Kerozina” nga Arta Bajrami, e cila kësaj radhe vjen plot ritëm.